Pas risisë me fazën e Ligës ku morën pjesë 36 skuadra për të parën herë, UEFA Champions League u kthye në raundet e zakonshme për vazhdimin e sezonit 2024-25. Futbollin me eleminim direkt. Pas raundit play-off dhe katër ndeshjeve të para, Opta kreu 10 mijë simulime nëpërmjet superkompjuterit për të analizuar shanset e skuadrave të mbetura për fitoren e trofeut. Në tabelën e mëposhtëme gjeni edhe koeficentët për secilën nga 16 skuadrat e mbetura ende në kompeticion.

Tre skuadrat favorite janë kryesueset e Premier League, La Liga dhe Serie A. Vetëm Inter nuk ka një trainer të ri, ndërsa Slot dhe Flick duket sikur kanë një jetë që punojnë në “Anfield” dhe “Montjuïc”. Vetëm i 5 Real Madrid që sheh nga poshtë Arsenal-in dhe ndiqet nga Paris SG. Rënie e lirë për Bayern që mbetet pas Leverkusen me të cilën do të diskutojë kalimin në raundin ¼ final.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




