Futboll

Conference League, një trofe – tre pretendentë

Chelsea dhe Fiorentina kthehen me stofin e pretendetëve kryesorë në UEFA Conference League. Londinezët udhëtojnë drejt Copenhagen, Panathinaikos pret Fiorentina-n dhe Real Betis ka miq portugezë në raundin e 16 më të mirëve mbrwmjen e nesërme. Chelsea ka fituar 3 transfertat në Danimarkë, për më tepër pa pësuar gol. Spanjollët e Betis, fituan në shtëpi dhe transfertë me të njëjtin rezultat (1-0) ndaj Vitória SC në grupet e UEFA Europa League për sezonin 2013/14. Rekordi i Panathinaikos në shtëpi ndaj rivalëve italianë është 4 fitore, 4 barazime dhe 3 humbje. Ndërsa “vjollcët” në Greqi kanë 1 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje.

Raundi i 16 më të mirëve dhe rruga drejt Wroclaw

Asistenti Molde-s, Pål Arne Johansen do të ndihmojë shumë me infot e tij për shkak të të njëjtit pozicion te Legia nën drejtimin e Henning Berg në sezonin 2014/15. Jagiellonia dhe Cercle Brugge u renditën përkatësisht në vendet 8 dhe 9 në fazën e Ligës (me 11 pikë secila) ndaj pritet të jetë një përballje e fortë. Vetëm Chelsea dhe Fiorentina kanë shënuar më shumë se Celje e Albert Riera-s këtë sezon në Conference League. Sulmuesi lituan, Armandas Kučys është autor i 5 nga 17 golat e sllovenëve. Rapid vizitoi për të fundit herë Bosnje Hercegovinën në vitin 1974, kur u mund 1-0 në Velež në raundin e dytë në Kupën UEFA. Pafos do të vendosë një rekord qipriot me 16 ndeshje në sfidën e kthimit.

Pritjet më të bukura këtë sezon në Conference League

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë