Ka ndodhur

Shpërthim me tritol në një fabrikë në Fushë-Krujë

Gazeta Si – Një shpërthim me eksploziv është regjistruar orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure në murin e jashtëm të një punishteje sallami në lagjen ish-Grumbullimi të Fushë Krujës.

Objekti ndodhet pranë ish-magazinave të grumbullimit. Nga shpërthimi në murin e jashtëm të punishtes janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shpërthimi u konstatua vetëm mëngjesin e sotëm, kur punëtorët e punishtes kanë mbërritur në ambientet e punës dhe kanë njoftuar policinë.

Sipas asj që raportohet nga burime, sasia e eksplozivit që është vendosur dyshohet të jetë rreth 200 gramë.

Forcat e rendit kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorët e vendosjes së eksplozivit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë