Politike

A e kalon dot oqeanin? Rama për marrëdhëniet me Trump: E kaloj sa herë të dua, një surprizë edhe për kënetën

Nga Gazeta ‘Si’- Teksa iu përgjigj komenteve të qytetarëve në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama komentoi marrëdhëniet me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Teksa riktheu sërish në bisedë opozitën, të cilën e cilëson ‘kënetë’, duke iu referuar komentuesit, Rama tha se do ta kalojë oqeanin dhe se do t’i bëjë një surprizë.

Komenti i qytetarit: A do e kaloni oqeanin?

Unë me oqeanin nuk kam pasur probleme, por ti qenke zgjuar në kënetë sot, paske fjetur atje dhe je zgjuar atje. Unë me oqeanin nuk kam pasur probleme. Mos u çudit fare kur ta shikosh që jo vetëm ta kaloj…, por s’po flas më shumë.  Do t’ia lëmë kohës të ju bëj një surprizë të këndshme ty edhe kënetës bashkë. A çfarë na gjeti”, tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë