Nga Gazeta Si- Më shumë se gjysma e të gjithë të rriturve dhe një e treta e fëmijëve, adoleshentëve dhe të rinjve në mbarë botën parashikohet të jenë mbipeshë ose obezë deri në vitin 2050.
Sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore “Lancet”, edhe Shqiptarët do të kenë probleme me obezitetin, ku gratë janë më të rrezikuara.
Në të dhënat vihet në pah se mes grave, 70-72 për qind e tyre mund të vuajnë nga obeziteti ndërkohë që mes burrave, kjo shifër është nga 72 deri në 77 për qind.

Studiuesit paralajmërojnë se nivelet e obezitetit parashikohet të përshpejtohen me shpejtësi gjatë pjesës së mbetur të kësaj dekade, veçanërisht në vendet me të ardhura më të ulëta.
Deri në vitin 2021, pothuajse gjysma e popullsisë së rritur globale, një miliard burra dhe 1.11 miliardë gra të moshës 25 vjeç ose më të vjetër ishin mbipeshë ose obezë.
Përqindja e burrave dhe grave që jetojnë me këto kushte është dyfishuar që nga viti 1990.
Në Shqipëri vlerësohet se numri i personave mbipeshë është rritur nga 47 për qind që ka qenë në 1990.
Nëse trendet vazhdojnë, normat globale të të rriturve mbipeshë dhe obezë do të rriten në rreth 57.4% për meshkujt dhe 60.3% për femrat deri në vitin 2050.
Për sa i përket numrave specifike, Kina (627 milionë), India (450 milionë) dhe SHBA (214 milionë) do të jenë vendet me popullsinë më të madhe të njerëzve mbipeshë ose obezë në vitin 2050.
Autorët pranojnë se studimi nuk merr parasysh ndikimin që mund të kenë medikamentet e reja për humbje peshe dhe ato mund të luajnë një rol të rëndësishëm në të ardhmen.
Ekspertët thonë se nëse ndërmerren veprime urgjente tani, ka ende kohë për të parandaluar atë që mund të jetë një fatkeqësi për sistemet vulnerabël të kujdesit shëndetësor.
Hulumtimi u drejtua nga Prof Emmanuela Gakidou, nga Instituti për Metrikat dhe Vlerësimin e Shëndetit (IHME), në Universitetin e Uashingtonit në SHBA.
“Qeveritë mund të përdorin vlerësime specifike të vendit të tyre për të identifikuar popullatat prioritare dhe duhet të synojnë kryesisht me strategjitë parandaluese”, thotë ajo.
Normat e obezitetit te fëmijët dhe adoleshentët më të rinj (nga 8.8% në 18.1%) dhe të rriturit më të rinj (ata nën 25 vjeç – nga 9.9% në 20.3%) u dyfishuan më shumë se dyfish midis 1990 dhe 2021.
Megjithatë, deri në vitin 2050 një në tre të rinj do të preken.
Bashkëautorja e raportit, Jessica Kerr e Institutit të Kërkimeve të Fëmijëve Murdoch në Australi, thotë se shifrat paraqesin një sfidë të vërtetë për sistemet e kujdesit shëndetësor në vitet e ardhshme.
“Por nëse veprojmë tani, parandalimi i një tranzicioni të plotë drejt obezitetit global për fëmijët dhe adoleshentët është ende i mundur,” tha ajo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



