Ka ndodhur

Lëvizte me armë zjarri në makinë, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë

Gazeta Si – Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi është kapur në flagrancë me armë zjarri në makinë.

Sipas asaj që bën të ditur policia është proceduar penalisht edhe pasagjeri, për moskallëzim të krimit si dhe është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë.

Arma e zjarrit është gjetur nën sedijen e shoferit, gjtaë një kontrolli në automjet në aksin rrugor “Fushë Krujë-Vorë”.

“Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi G. T., 20 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi O. X., 20 vjeç, të dy banues në Laç. Në aksin rrugor “Fushë Krujë-Vorë”, i është bërë shenjë ndalimi automjetit tip “Benz” që drejtonte 20-vjeçari dhe ku ishte pasagjer shtetasi O. X.. Gjatë kontrollit në automjet, nën sediljen e 20-vjeçarit, është gjetur 1 armë zjarri pistoletë. Shtetasi O. X. dyshohet se kishte dijeni për amën dhe nuk ka kallëzuar”, thuhet në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë