SPAK ka zhvilluar një operacion antidrogë në Sarandë, ku deri tani sips burimeve praprake raportohet për 3 të arrestuar.
Prej orëve të para të mëngjesit, forcat policore kanë kryer kontrolle në disa banesa dhe kanë shoqëruar disa persona.
Sipas burimeve, bëhet fjalë për një operacion të SPAK për goditjen e një grupi të dyshuar për trafik droge, hetimet ndaj të cilit kanë nisur që prej vitit 2020.
Sipas burimeve, në Sarandë është ndaluar Bledar Haderi, me precedent penal, me masë sigurimi “Arrest në burg”, Gelbert Koshi me masë sigurimi “Arrest në shtëpi” dhe Dhurim Logli me masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
Ndërsa dy prej të ndaluarve në Delvinë, janë Markelian Alinani, trajner i ekipit “Bistrica”, me precedentë të shumtë penal dhe Orges Kalo.
Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe disa celularë që dyshohet se përdoreshin për aktivitetin kriminal. Autoritetet pritet të japin më shumë detaje në vijim.
Në përditësim…
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




