Investitorët u trembën mbrëmjen e të premtes, pasi takimi i presdentit ukrainas Volodymyr Zelensky me Donald Trump përfundoi në një katastrofë, duke shtuar pasiguri në tregjet financiare.
Dy liderët u përplasën verbalisht duke ulur tolerancën e rrezikujt ndaj obligacioneve qeveritare dhe aksioneve.
Yield-i i obligacioneve 10-vjeçare ra nga 4.27% në 4.23%. aksionet europiane ranë dhe ato të Wall Street u luhatën. Indeksi gjerman DAX dhe francez CAC40 ranë me 0.6%. Eurostoxx 60 pati goditje të fortë me 1.4%. Euro u dobësua me 0.37% dhe këmbehet me 1.03 dollarë.
Aksionet amerikane u mbyllën me rritje pas një sesioni të paqëndrueshëm tregtimi të premten, me Dow që fitoi rreth 1.4% dhe S&P 500 me Nasdaq u ngjitën afërsisht 1.6%.
“Natyra jokonvencionale e debatit ngriti çështjen për investitorët se sa e paparashikueshme dhe e pasigurt mund të jetë administrata Trump,” tha Rick Meckler, një partner në Cherry Lane Investments.
Vizita e Zelenskyt në SHBA kishte për qëllim t’i mbante SHBA pranë saj dhe jo rreshtimin në anën e Vladimir Putin. Në vend të kësaj, ai u përplas me Trump dhe Zëvendës Presidentin JD Vance për luftën. Trump akuzoi Zelenskyn për mosrespektim të Shteteve të Bashkuara.
Konfrontimi i nxehtë erdhi mes pritjeve që Trump do të vendosë së shpejti tarifa ndëshkuese ndaj partnerëve kryesorë tregtarë të SHBA-së, gjë që ka rritur frikën e investitorëve për një rritje të inflacionit dhe një goditje në rritjen ekonomike. Ai tha të enjten, tarifat e propozuara prej 25% për mallrat meksikane dhe kanadeze do të hyjnë në fuqi më 4 mars, së bashku me një tarifë shtesë prej 10% për importet kineze./Reuters
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



