Treg

Bitcoin zhvlerësohet në 80 mijë dollarë, investitorët pesimistë

Kriptomonedha më e madhe në botë po tregtohet në vlerën e 80 mijë dollarëve, nën presion nga shumë zhvillime.

Rënia e fundit lidhet me njoftimin e djeshëm të Donald Trump se nga marsi do të hynë në fuqi tarifat edhe me Kanadanë e Meksikën. Investitorët i shohin tarifat si pengesa për zhvillimin dhe nxitës të inflacionit, që mund të ndikojnë në një rritje normës së interesit duke e bërë Bitcoin më pak tërheqës.

Bitcoin është tani në atë që njihet si “bear market”, me tendencën rënie dhe është zhvlerësuar me 20% nga çmimi më i lartë ndonjëherë.

Për kriptomonedhën më të madhe në botë, mjedisi është shumë i ndryshëm nga mesi i janarit, kur ajo iu afrua 110.000 dollarëve me optimizëm se administrata Trump do të mbështeste një rezervë strategjike të Bitcoin dhe do të lironte rregulloren.

Por, përtej një morie emërimesh të zyrtarëve miqësorë me kriptot kur Trump mori detyrën, ka pasur pak lajme konkrete rreth kësaj politike për investitorët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë