Politike

Berisha: Prokurorët amerikanë do vijnë në Tiranë. Rama mund të thirret nga dita në ditë për krimet që ka kryer

Nga Gazeta ‘Si’ – “Paratë e taksapaguesve amerikanë janë shpërdoruar nga gratë dhe lidhjet e tjera familjare të elitës së korruptuar të ekstremit të majtë shqiptar”.

Kështu u shpreh Berisha në një dalje për mediat nga selia e PD duke shtuar se, “prokurorët amerikanë do vijnë në Tiranë”.

Berisha deklaroi sipas tij se nga dita në ditë pritet që të thirret kryeministri Edi Rama.

“Mesazhe të kristalta erdhën nga Kongresi i SHBA. Shqipëria, korrupsion, korrupsion dhe vetëm korrupsion qeveritar. Edvin Sinaloa mori së fundmi një goditje fatale të pashpresë.

Edvin Sinaloa, me deklarimin që i bëri presidenti Trump Sinaloas si organizatë terroriste, është tashmë në rreth të kuq si bashkëpunëtor kryesor i organizatave terroriste Atij nuk i pushojnë lajmet e këqija që i vijnë për bëmat dhe gjëmat e tij.

Pra, në një anë, në Kongresin amerikan denoncohet se ish-gruaja dhe të tjerë kanë përfituar 10 milionë…

Nuk flasin një fjalë për këto, as Edvini, as Çuçi. Prokurorët amerikanë do vijnë edhe në Tiranë. Ata nuk mund t’i kontrollojë Rama më. E vërteta është që nga dita në ditë, ky njeri mund të thirret për krimet që ka kryer. Ndaj nuk e zë vendi vend”, deklaroi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë