Futboll

Faraoni dominon sezonin e fundit

Mohamed Salah po zhvillonin një sezon të befasueshëm në Premier League por sa rekorde do të jetë në gjëndje të thyejë ai deri në fund të 2024-25. Më pasigurinë për të ardhmen te Liverpool dhe potencialisht largimin nga “Anfield” në merkaton e verës, Mohamed Salah mund të jetë duke luajtur të fundit sezon në Premier League. Nëse do të jetë kështu, ai duket se ka ruajtur më të mirën e tij për lamtumirën. Me golin dhe asistin në fitoren e Liverpool 2-0 ndaj Manchester City-t në transfertë, Salah arriti në kuotën e 41 golave dhe asistëve në Premier League 2024-25. Ai u bë në këtë mënyrë i vetmi lojtar që arrin të përfshihet në 40+ në dy sezone në historinë e Premier League

Salah i bën të gjitha – humbet 11 metërsh, shënon dhe bën që të tjerët të shënojnë

Performanca e tij në “Etihad Stadium” na bëri të kuptojmë se ai është i vetmi lojtar që shënon dhe shërben në 11 ndeshje në Premier League, 4 më shumë se ndjekësi më i afërt këtë sezon. Ai barazoi shifrat e Lionel Messi-t në sezonin 2014-15 (gola dhe asist në 11 ndeshje për Barcelonën). Ishte ndeshja e 42 që Salah shënon dhe shërben në Premier League, 6 më shumë se Wayne Rooney në vendin e dytë. Përfshirja në 41 gola këtë sezon i dha mundësi të parakalojë Sergio Agüero-n, Thierry Henry, Harry Kane dhe Andrew Cole në klasifikimin e të gjitha kohërave në Premier League. Me 267 gola në total, Mohamed Salah është vetëm 4 larg Ryan Giggs (vendi i 4 me 271).

Gola+Asist në të gjitha kompeticionet 2024-2025

Alan Shearer kryeson (324) por nëse Mohamed Salah do të rinovojë përtej këtij sezoni te Liverpool, mund të kërcënojë edhe këtë rekord (57 larg aktualisht). I 6 në klasifikimin e shënuesve më të mirë (182 gola) dhe i 10 për assist në historinë e kompeticionit, (85 asist), Salah është një nga 3 lojtarët mes 10 vendeve të para në të dyja kategoritë në Premier League. Bashkë me Frank Lampard dhe Wayne Rooney-n. Me 264 nga 267 golat dhe asistët e tij në Premier League për Liverpool, Salah është i 3 në klasifikimin për një klub të vetëm pas Giggs (271) dhe Rooney (276) te Manchester United. 14 prej tyre u rregjistruan në Dhjetorin e kaluar duke barazuar rekordin për një muaj që Luis Suárez vendosi Dhjetorin e 2013, sërish te Liverpool.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë