Gazeta Si – Pak pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila e la në burg, Ilir Meta ka deklaruar se do të vijojë betejën e tij ligjore për të fituar lirinë, duke iu drejtuar Gjykatës së Strasburgut.
Përmes një audio-mesazhi nga burgu, ish-presidenti e cilëson vendimin e sotëm të Gjykatës së Lartë, një hap pozitiv për të shkuar me shpejt drejt asaj të Strasburgut.
Meta u bën thirrje të gjithë shqiptarëve, brenda dhe jashtë vendit, që të votojnë më 11 Maj për të rrëzuar atë që ai e cilëson narko-regjim.
Tashmë shpresa e vetme e presidentit të Partisë së Lirisë për të fituar lirinë, mbetet Gjykata e Të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
“Make Albania great forever”, ky është anagzhimi dhe zotimi ynë për 11 Majin, ditën historike kur do ndahemi nga narko-regjimi, por dhe narko-drejtësia e tij. Sot për çështjen “Meta” hodhëm një hap pozitiv sepse kaluam edhe një pengesë fiktive, Gjykatën e Lartë, që nuk ekziston! Në mënyrë që të ecim më shpejt drejt Gjykatës së Strasburgut, pa asnjë diskutim do të fitojmë, siç fituam në Komisionin e Venecias, kundër ramoformës. Mos harroni se 2 Marsi po vjen dhe bashkë me të edhe 5-vjetori i atij mitingu të jashtëzakonshëm, mbarëkombëtar në mbrojtje të Kushtetutës, falë të cilit jo vetëm u çmontua Ramaforma si pjellë e ligjeve anti-kushtetuese, në kundërshtim me Komisionin e Venecias, por njëkohësisht kur hodhëm në Lanë edhe ligjin e betimeve. Ndaj ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve patriot kudo ku janë, të gjithë drejt 11 Majit, Të gjithë bashkëatdhetarët tanë të regjistrohen për të votuar në ditën historike kur narko-regjimi do të hidhet te Lana, njësoj siç u hodh në Maqedoninë e Veriut regjimi kukull i Sorosit”, thotë Meta në mesazhin e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



