Filma

Si po e ndryshon Inteligjenca Artificiale industrinë e filmit/ 6 filmat e famshëm që e përdorën

Në fillim të viteve 2000, Andy Serkis dha një performancë të jashtëzakonshme të lëvizjeve si “Gollum” në trilogjinë e “Lord of the Rings”. Megjithatë, ai nuk u nderua nga juria kryesore të çmimeve, sepse nuk ishte fytyra e tij reale. Edhe më herët, Audrey Hepburn nuk arriti të merrte një nominim për Oscar për “My Fair Lady”, sepse performanca e saj u konsiderua e paplotë, pasi kishte pasur nevojë të dublohej  për disa nga skenat.

Sot, megjithatë, “Emilia Pérez” po udhëheq në çmimet e Oscar  me 13 nominime. Karla Sofia Gascon, aktorja kryesore e muzikës gangster, është nominuar për “Aktoren më të Mirë”, edhe pse zëri i saj i këndimit është përmirësuar me teknologji AI.

Po ashtu, aktorët e “The Brutalist”, Adrian Brody dhe Felicity Jones, janë nominuar për aktorin më të mirë dhe aktoren më të mirë ndihmëse. Redaktori i filmit, Dávid Jancsó, pranoi se përdori AI për të përmirësuar dialogun e tyre në hungarisht. KritiKët kanë vënë në dyshim nëse performancat e tyre meritojnë lavdet sepse është pothuajse sikur ata po përdorin “PED” (substance stimuluese) për krijimin e filmave.

Po ashtu, studiot e filmit kanë studiuar mundësitë e përdorimit të mjeteve AI. James Cameron, gjithmonë në krye të teknologjive të reja të filmit, tani është pjesë e bordit të drejtorëve të “Stability AI”.

“warner Bros” ka bërë partneritet me “Cinelytic” për të përdorur AI në vendimmarrjen e kastit. “Lionsgate” ka kërkuar nga startup-i “AI Runway” të “krijojë një model gjenerativ të trajnuar me corpus-in e saj prej 20,000 titujsh që shtrihen për 27 vjet”. Qëllimi është të bëhet një paraproduksion më efektiv.

Ndërkohë që AI ende është jo-konsistent në më të shumtën e rasteve, është vetëm çështje kohe para se të perfeksionohet. Dhe, pavarësisht nëse dikush është pro ose kundër përdorimit të AI në krijimin e filmave, është e qartë se kjo tendencë nuk është rastësisht në industri dhe se ardhja e e AI do të jetë një ardhje e përhershme , për të qëndruar. Industria nuk ka zgjedhje tjetër veçse të përshtatet shpejt duke krijuar rregulla të sigurta ku mund të përfitojnë të gjithë.

Ja disa filma që tashmë kanë demonstruar fuqinë e AI .

  1. Emilia Perez

Muzikali përdori klonuesin e zërit AI, “Respeecher”, për të përzier zërin e aktores kryesore Karla Sofia Gascon me atë të këngëtares dhe kompozitores franceze Camille, në mënyrë që ajo të arrinte notat e larta.

2. The Brutalist

Filmi i nominuar për Oscar si “filmi më i mirë” përdori gjithashtu programin “Respeecher” për të përmirësuar dialogun në hungarisht të aktorëve. Redaktori i filmit, Dávid Jancsó, i cili është  Hungarez , përdori zërin e tij si burim për të përmirësuar shqiptimet.

Megjithatë, ai theksoi se performancat vokale të aktorëve u ruajtën ashtu siç ishin. “The Brutalist” gjithashtu përdori GenAI për të sjellë në jetë dizajnet arkitekturore të László Tóth (Brody).

3. Civil war

Për të promovuar filmin dystopik “Civil War” të vitit 2024, studioja publikoi një seri posterash që paraqisnin ngjarje kataklizmike në Tokë. Ndërkohë që skenat nuk ishin në film, postera ishin të destinuara për t’i ndihmuar shikuesit të imagjinonin ndikimin e luftës fiktive të paraqitur në film.

4. The Irishman

“Industrial Light & Magic”, e cila ishte gjithashtu përgjegjëse për efektet e de-aging në Star Wars, krijoi një motor të bazuar në AI që përdorte njohjen e fytyrës dhe mësimin e makinerisë për të analizuar performancat e mëparshme dhe krijuar versione më të reja të Robert DeNiro, Joe Pesci dhe Al Pacino.

5. Star Wars franchise

Industria e filmit fantastiko-shkencor  ka filluar gjithnjë e më shumë të përdorë AI për të mbështetur prodhimin. Në rastin e “Star Wars Franchise” u përdor një deepfake e Princeshës Leia të re dhe Grand Moff Tarkin në “Rogue One: A Star Wars Story”. Më pas, “Lucasfilm” punësoi deepfaker-in e YouTube, Shamook, pasi ai publikoi një version më të mirë të “Luke Skywalker” të rinovuar, krahasuar me atë që u përdor në “The Mandalorian”.

6. Secret Invasion

Miniseria Marvel përdori AI gjenerativ për të krijuar kreditë e hapjes. Prodhuesit e mbrojtën këtë vendim, duke thënë se ajo përputhej me “abstraktin”  që ndryshon formën. Sipas tyre, kjo ishte bërë që audienca të kishte kureshtjen se kush qëndronte pas gjithçkaje, duke qënë në përputhje me temën e filmit.

Burimi: Tatler   përshtati: Gazeta “SI”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë