Nga Gazeta ‘SI’ – Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH, parashikon një rritje ekonomike me 3.7% për Shqipërinë, deri në fund të vitit.
“Parashikimi i rritjes prej 3.7% për vitet 2025 dhe 2026 është negativ për shkak të importeve më të larta, dhe deficitit të llogarisë korrente që u zgjerua krahasuar me nëntëmujorin e parë të vitit 2023”, thuhet në raport.
Në rajon, Shqipëria parashikohet të ketë rritjen më të madhe pas Kosovës, 4%.

Për rajonin e Ballkanit Perëndimor, BERZH ka rishikuar me ulje parashikimin e saj ekonomik, nga 3.7 në 3.6%.
Pavarësisht perspektivës pozitive për dy vitet e ardhshme, analizon BERZH, mbeten rreziqe të rëndësishme negative, të tilla si rifillimi i luftërave, pasiguria rreth ndihmës së huaj dhe politikat tarifore, si dhe goditjet e lidhura me klimën.
Rritja në Europën Qendrore dhe në shtetet baltike parashikohet të arrijë në 2.7% në 2025 dhe 2.8% në 2026. Një skenar në të cilin Shtetet e Bashkuara rrisin tarifat për të gjitha importet me 10 pikë përqindje shtesë, mund të ulë PBB-në në rajonet e BERZH-it me 0.1-0.2% në afat të shkurtër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



