Nga Gazeta Si- Tre persona kanë përfunduar në pranga, një po procedohet penalisht dhe një është shpallur në kërkim pasi akuzohen për falsifikim certifikatash të mbrojtjes së gjuhëve të huaja. M. P., 62 vjeç, O. J., 43 vjeç dhe E. Y., 42 vjeç janë arrestuar ndërsa ka nisur procedim në gjendje të lirë për B. N., 24 vjeçe, si dhe u shpall në kërkim E. A., 34 vjeçe.
Në ambientin që këto persona kishin përshtatur për aktivitetin policia ka sekuestruar 35 certifikata të falsifikuara, shuma parash, 4 celular dhe 1 njësi kompjuterike.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, falsifikonin certifikata të mbrojtjes së gjuhëve të huaja dhe kundrejt pagesës që varionte nga 20 000 deri në 30 000 lekë të rinj, pajisnin shtetas të ndryshëm, me qëllim përdorimin e tyre në institucionet arsimore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



