Politike

Majko ironizon Berishën: Ndryshoni godinë, SHQUP-i përdorej për vaki

Nga Gazeta ‘Si’- Deputeti socialist Pandeli Majko ironizoi pretendimet e PD dhe Sali Berishës për ardhjen e Donald Trump dhe republikanëve në Shtëpinë e Bardhë.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Majko tha se kur eksponentë të demokratëve amerikanë luftonin në Vietnam, doktor Berisha bënte kërkesë të anëtarësohej në Partinë Komuniste.

Gjithashtu ai i dha këshillë PD-së të ndërrojë selinë, “pasi tek ish-SHQUP përdorej për vaki, madje aty është bërë dhe vakia e Ramiz Alisë.”

“Mos ngatërroni kekun me byrekun. Me dashje apo pa dashje mos ngatërroni dekomunstizimin me një proces, deklarimi se SHBA është drejtuar nga marksistët është gafë e rëndë politike.

Në PD amerikane ka njerëz të cilët kur luftonin në Vietnam doktori bënte kërkesën për të hyrë në PK, është gjenezë e vjetër kjo. Përshëndes qeverinë dhe ministrinë e jashtme për votën në OKB për rezolutën e BE dhe Britanisë së Madhe. Pro amerikanizmi im është i një natyre tjetër që nuk ka të bëjë me mënyrën si ju e shihni pro amerikanizmin. Kisha një mik anti komunist.

Ka luftuar në Vietnam, e kam pasur mik quhej Leka Zogu. Mbi të gjitha dëshiroj si mik, t’ju jap një këshillë. Ndërroni godinë, se ajo është godinë që sjell fat jo të mirë. Në forcat e armatosura Godina e SHQUP është përdorur kryesisht për vaki. Është bërë dhe vakia e Ramiz Alisë, nuk ju nxit që njerëzit të reflektojnë”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë