Treg

Bie yield-i i Bonove të Thesarit. Kërkesa më e vogël se oferta

Nga Gazeta ‘SI’ – Interesi i titujve të borxhit rezultoi në rënie edhe në ankandin e fundit të kryer nga qeveria.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se yield-i i Bonove të Thesarit me afat 12-mujor ra në 2.77% nga 2.79% që ishte ankandin paraardhës.

Interesi nuk përmbushi të gjitha pritshmëritë e qeverisë që ofroi 12.5 mld lekë, por investitorët kërkuan vetëm 10.18 mld lekë.

Në raportin e Politikës Monetare të Bankës së Shqipërisë, analizohet se qeveria s’ka nevojë për para dhe kjo është arsyeja pse yield-et e Bonove dhe Obligacioneve shënuan rënie edhe në fund të vitit 2024 duke mbajtur një nivel shumë pranë normës bazë të interesit.

Në tre muajt e fundit të vitit, yield-i i Bonove 12-mujore zbriti në 2.8% nga 3.2% që ishte në periudhën paraardhëse.

Në vitin 2024, shqiptarët investuan 54.8 mld lekë në borxhin e qeverisë, nga 40 mld që ishte një vit më parë. Por Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, AMF, raporton se numri i transaksioneve ka rënë me 28% dhe janë kryer vetëm 9.891 transaksione, duke treguar se është rritur vlera e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë