Nga Gazeta ‘Si’- Ambasadori i BE, Silvio Gonzato ka rikonfirmuar edhe njëherë mbështetjen për institucionet e drejtësisë, teksa ndodhej në të njëjtën tryezë me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe drejtuesin e GJKKO, Erion Bani.
Në tryezën e organizuar nga Qendra për Studim dhe Demokraci, Gonzato e vendosi theksin te rëndësia e besimit në arkitekturën e reformës.
“Do vazhdojmë punën me SPAK dhe me drejtësinë. Duhet të kemi besim tek arkitektura e reformës në drejtësi. Llogaridhënia dhe pavarësia qëndrojnë në thelb të çdo shoqërie demokratike.
Pavarësia duhet që të drejtpeshohet, si përshembull rishikimi i pavarësisë. Të gjithë aktorët kanë rolin e tyre për të luajtur.
Kemi parë rezultate në luftimin e krimit e organizuar, atij kibernetik dhe financiar. Do vazhdojmë t’i japim mbështetje reformës në drejtësi”, deklaroi Gonzato.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



