Treg

Në janar Shqipëria u vizitua nga 560 mijë të huaj

Nga Gazeta ‘Si’- Rreth 560 mijë të huaj kanë vizituar Shqipërinë në muajin e parë të vitit, nga 490 mijë të huaj që ishte shifra në janar 2024.

Ndërsa nga vendi në janar kanë dalë 717 mijë shtetas shqiptar dhe 642 mijë të huaj, duke regjistruar rritje me përkatësisht 11.3% dhe 12.2% krahasuar me vjet.

Shtimi i turistëve nga muaji në muaj tregon për turizëm gjithëvjetor sipas qeverisë, dhe të gjitha pritshmëritë sipas saj janë që 2025-a të shënojë një tjetër rekord për numrin e vizitorëve.

Në raportin e INSTAT thuhet se në janar u rritën me 90% edhe hyrjet e të huajve në vend për qëllime biznesi. Ishin afro 15 mijë të huaj që kanë deklaruar se kanë ardhur në Shqipëri për biznes muajin e kaluar nga 8 mijë që ishte kjo shifër vjet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë