Ka ndodhur

Punëtori bie nga skela në Tiranë/ Policia arreston administratorin

Nga Gazeta ‘Si’- Një 61 vjeçar ka rënë nga skela gjatë rikonstruksionit të një objekti dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 40 vjeçar, si dhe ka proceduar në gjendje të lirë një shtetase 71 vjeçe, përkatësisht me detyrë administrator dhe përgjegjese e një grupi pune, në një firmë ndërtimi, pasi dyshohet se për shkak të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, punëtori ka rënë nga skela.

Sipas policisë, punonjësi i firmës Z. V., 61 vjeç, është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë