Ka ndodhur

Shpërthim tritoli pranë një pallati në Orikum

Gazeta Si – Një sasi tritoli ka shpërthyer në Orikum në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:15, në qytetin e Orikumit, në një ngushticë pas një pallati.

Si pasojë janë dëmtuar dy xhama të pallatit në katin e parë. Shenjat nga shpërthimi janë ende të freskëta në vendngjarje. Një tubacion i çarë i ujit dhe gjithashtu xhama të thyer gjenden përtokë.

Sipas informacioneve, një person i vetëm i maskuar ka vendosur tritolin dhe është larguar. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale. 

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë