Depërtimi i masave ajrore të paqëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre në vendin tonë, duke sjellë vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu përgjatë Ultësirës Perëndimore si edhe reshje dëbore në të gjithë zonën malore përgjatë shtrirjes Lindore. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin dobësim të ndjeshëm të intensitetit të reshjeve në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit, por vijojnë njësoj maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 0°C vlera më e ulët deri në 16°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi Jugor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 5 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



