Pritet një tërheqje graduale e valës së ftohtë Siberiane duke sjellë në territorin shqiptar ngrohje të motit por temperaturat minimale mbesin disa gradë nën zero.
Orët e paradites do të vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta, por me kthjellime dhe vranësira të lehta do të paraqiten zonat malore.
Parashikohet që orët e pasdites t’i bëjnë më të dukshme vranësirat në pjesën më të madhe të territorit, përjashtuar vijën bregdetare e cila do të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët.
Temperaturat e ajrit luhaten nga -5°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 15°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qarkun e Vlorës.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 30 km/h nga drejtimi; kryesisht lindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



