Moti

Mot i kthjellët por i ftohtë, në fundjavë rriten temperaturat

Do të vijojë territori Shqiptar nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe të ftohtë gjatë gjithë paradites.

Por pjesa e dytë e ditës do të ketë herë pas here kalime vranësirash ku më të theksuara do të jenë në zonat malore verilindore dhe juglindore.

Parashikohet që të njëjtat kushte të qëndrueshme atmosferike të na shoqërojnë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje duke luhatur vlerat ditore nga -6°C vlera minimale në Bulqizë deri në 14°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qytetin e Sarandës.

Era do të fryjë e lehte dhe mesatare duke arritur shpejtësinë 38 km/h nga drejtimi Verilindor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 2 ballë.

Moti përgjatë kësaj fundjave vazhdon të jetë i qëndrueshëm. E shtuna dhe e diela do të shtojnë vranësirat por do të jenë më të ngrohta. Parashikohet që të shtunën dhe të dielën të kemi rritje të temperaturave edhe në vlerat minimale dhe maksimale, duke bërë që minimalet të jenë në -4 apo -5 në zonat e thella malore dhe maksimalet do të ngjiten deri në 16 gradë. Sa i përket motit paraditet do të jenë me diell dhe pas mesditës do të kemi vranësira, të cilat më të dukshme do të jenë përgjatë të dielës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë