Nga Gazeta ‘Si’- Një 55-vjeçare, edukatore e një kopshti në Tiranë, është denoncuar në polici për dhunë ndaj një fëmije.
Policia njofton se ka proceduar në gjendje të lirë shtetasen me iniciale M. Ll., 55 vjeçe, pasi është kallëzuar nga shtetasja me iniciale J.M., se 55-vjeçarja ka qëlluar me pëllëmbë fëmijën e saj.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. Ll., 55 vjeçe (edukatore), pasi ka kallëzuar shtetasja J. M., se 55-vjeçarja ka qëlluar me pëllëmbë fëmijën e saj”, njofton policia e Tiranës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




