Nga Gazeta Si – Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) ka publikuar së fundmi raportin epidemiologjik vjetor për inkfesionet seksualisht të transmetueshme (SST), duke zbuluar rritje të vazhdueshme në të gjithë Bashkimin Evropian/Zonën Ekonomike Evropiane (BE/EEA) në vitin 2023.
Gjetjet nxjerrin në pah nevojën urgjente për rritjen e ndërgjegjësimit publik, parandalimit, rritjes së përpjekjeve shëndetësore për adresimin, testimin e kësaj çështjeje shëndetësore.
Rritje të konsiderueshme u panë në rastet e raportuara të sifilizit dhe gonorresë në vitin 2023, në krahasim me 2022.
Sifilizi
Në vitin 2023, 29 vende të BE dhe jashtë unionit, konfirmuan raste me sifiliz.
Përqindja më e madhe e rasteve u raportua në dy grupe të popullsisë: 25-34 vjeç dhe ata të moshës 45 vjeç.
Këto dy grupmosha përbënin përkatësisht 30% dhe 32% të të gjitha rasteve.
Të rriturit e moshës 35-44 vjeç përbënin 26% të rasteve dhe të rinjtë e moshës 15-24 vjeç përbënin 12% të të gjitha rasteve të raportuara.

Normat specifike të moshës ishin më të larta mes meshkujve sesa femrave në të gjitha grupmoshat.
Përqindja e rasteve të diagnostikuar në kategorinë e meshkujve që bëjnë seks me meshkuj varionte nga 25% ose më pak në Hungari, Rumani dhe Sllovaki në 75% ose më shumë në Gjermani, Greqi, Irlandë, Lihtenshtajn, Holandë, Norvegji, Slloveni dhe Suedi.
Në vitin 2023, përqindja më e madhe e rasteve u raportua në dy grupe të popullsisë: 25-34 vjeç dhe ata mbi 45 vjeç.
Këto dy grupmosha përbënin përkatësisht 30% dhe 32% të të gjitha rasteve. Të rriturit e moshës 35-44 vjeç përbënin 26% të rasteve dhe të rinjtë e moshës 15-24 vjeç përbënin 12% të të gjitha rasteve të raportuara.
Normat e raportuara të sifilizit ishin shtatë herë më të larta tek meshkujt sesa tek femrat dhe më të lartat tek meshkujt e moshës 25-34 vjeç (43 raste për 100 000 banorë).
Shumica (72%) e rasteve të sifilizit me informacion mbi kategorinë e transmetimit janë raportuar te meshkujt që kryejnë marrëdhënie seksuale me meshkuj (MSM).
Rritje me mbi 25% ishin vëzhguar në Qipro, Estoni, Islandë, Poloni, Sllovaki, Slloveni dhe Spanjë, vende që së bashku përbënin 35% e të gjitha rasteve në vitin 2023.
Rënie janë vërejtur në Bullgari, Kroaci, Çeki, Danimarkë, Irlandë, Itali, Letoni, Lihtenshtajn, Lituani, Maltë dhe Portugali, vende që përbënin 16% të rasteve të sifilizit në vitin 2023.
Pas një rënie në 2020, normat janë rritur vitet e fundit për të dyja gjinitë, në mënyrë të ndjeshme tek meshkujt dhe me një intensitet më të ulët tek femrat.
Burrat, veçanërisht MSM, janë prekur në mënyrë disproporcionale nga epidemia gjatë dekadës së fundit.
Gonorrea
Në vitin 2023, u raportuan rreth 100 000 raste të gonorresë të konfirmuara në 28 vende të Bashkimit Evropian dhe jashtë BE, me përqindje më të lartë në raport me vitin 2022, kryesisht tek meshkujt që bëjnë seks me meshkuj dhe gratë heteroseksuale.
Në raport me vitin 2022, rritja është prej 31% dhe më shumë se 300% në krahasim me vitin 2014.
Më shumë raste u vëzhguan në Irlandë, 122 raste për 100 000 banorë, Luksemburg 91 raste, Islandë 85 raste, Maltë 74 raste, Spanjë 70 raste, Danimarkë 68 raste dhe Norvegji 54 raste.
Normat më të ulëta të rasteve (më pak se një rast për 100 000 banorë) janë vërejtur në Bullgari, Kroaci dhe Rumani.

Normat më të larta te femrat ishin në grupmoshën 20 deri në 24 vjeç dhe ky është gjithashtu grupi me rritjen më të madhe në vitin 2023 (46%).
Për meshkujt, normat më të larta u panë në grupmoshën 25 deri në 34 vjeç.
Nëse nuk trajtohet, gonorreja mund të çojë në probleme të rëndësishme shëndetësore, të tilla si sëmundja inflamatore e legenit dhe infertiliteti si tek burrat ashtu edhe tek gratë.
Shkalla e prezencës së gonorresë për BE dhe vendet jashtë unionit, në vitin 2023 është më e larta e regjistruar që nga fillimi i mbikëqyrjes evropiane të infeksioneve seksualisht të transmetueshme në 2009.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



