Nga Gazeta ‘SI’ – Gjatë dhjetorit 2024, numri i vizitorëve në Shqipëri u rrit më ngadalë se dhjetori i 2023-shit, me një kontribut më të madh nga vizitorët e huaj.
Në muajin e fundit të vitit, vizitorët jo-rezidentë u rritën me 21.2% dhe përbënin 57% të totalit të turistëve. Vizitorët rezidentë u rritën me 6.3%.
INSTAT raporton se për të njëjtin muaj, numri i netë qëndrimeve u rrit me 18%, për të huajt me 26% dhe vendasit 8.7%.

Në total, 67.7%e vizitorëve preferuan rajonin qendror apo zonat jo-bregdetare. 95% e vizitorëve preferuan akomodimin në hotele dhe struktura të ngjashme.
Sipas vendit të origjinës, jo-rezidentët erdhën nga Italia 10.6%, Kosova 8.3%, Gjermania 4.3% etj.
Gjatë dhjetorit, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 18,1 %, kundrejt 13,3 % që ishte në muajin Dhjetor 2023. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 18 %, kundrejt 14,7 % që ishte në muajin Dhjetor 2023. Normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



