Ka ndodhur

Kukës, plagoset me armë kushëriri i kreut të bashkisë pas një sherri me vëllain e drejtorit të Shërbimeve Publike

Gazeta Si – Një konflikt i nisur fillimisht në përplasje fizike në qytetin e Kukësit ka përfunduar me plagosjen e një të riu në fshatin Bicaj.

I plagosur ka ngelur 29-vjeçari Elvis Halilaj, (kushëriri i Kryetarit të Bashkisë Kukës, Albert Halilaj) i cili dyshohet të jetë plagosur nga shtetasi Sebastian Muçmata, vëllai i Zenel Muçmatas, me detyrë Drejtor i drejtorisë së Shërbimeve në Bashkinë Kukës.

Fillimisht konflikti ka nisur në vendin e quajtur “Sheshi i Agjensisë Bicaj” për motive të dobëta, ku Halilaj e ka goditur me grushte Muçmatën.

Pas përplasjes fizike Elvis Halilaj është larguar në drejtim të fshatit të tij, por është ndjekur nga autori Sebastian Muçmata dhe sa po ka ndaluar pranë banesës makina e Halilajt autori ka shtënë një herë.

Plumbi i dalë nga arma e autorit të dyshuar e ka kapur në pjesën e pasme të plagosurin, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Policia nuk ka specifikuar armën e zjarrit, dyshohet se plumbi e ka kapur fund shpinën, fatmirësisht duke mos i prekur organet e brendshme.

Deri në këto momente autori akoma nuk është arrestuar, ndërsa policia ka bërë të mundur identifikimin e tij.

Sipas uniformave policisë, janë shoqëruar disa persona me mbiemër Halilaj dhe Muçmata, por ende nuk është përcaktuar autori i ngjarjes. Sakaq thekson se vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e autorit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë