Drejtësia

Tentuan vrasjen e një personi në Bushat të Vaut të Dejës, GJKKO lë në burg Izmir Sakicën dhe Samuel Troshanin

Gazeta Si – Të vetëdorëzuar në polici para dy javësh, Izmir Sakica dhe Samuel Troshani janë vënë në pranga si autorët e dyshuar të atentatit të mbetur në tentativë në gusht të vitit 2023 në Bushat të Vaut të Dejës.

Nga hetimet e kryera, SPAK thotë se se më 23 gusht 2024, rreth orës 17.00 të pasdites personat nën hetim Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe F.L., bashkë me persona të tjerë të paidentifikuar, janë nisur të organizuar me mjete të blinduara në drejtim të fshatit Rranxë, në Njësinë Administrative Bushat, Bashkia Vau i Dejës.

“Personat nën hetim kanë qenë të armatosur dhe ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova, se ata kanë shkuar në këtë zonë me qëllim vrasjen e personit nën hetim A. Prendi dhe familjarëve të tij, banorë të kësaj zonë. Në kohën që ata kanë qenë duke kaluar në këtë zonë, janë qëlluar me armë zjarri nga personi nën hetim A. Prendi”,  informoi sot SPAK.

Gjithashtu, po dje me vendim të GJKKO-së, është ushtruar kontroll në disa banesa dhe ambiente në qytetin e Shkodrës, të cilat dyshohen se përdoren si baza për strehimin e personave nën hetim ose si vende, ku mund të gjenden prova për vepra penale, të cilat po hetohen nga Prokuroria e Posaçme.

Sipas SPAK, personat nën hetim kanë qenë të armatosur dhe ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova, se ata kanë shkuar në këtë zonë me qëllim vrasjen e Andrea Prendit, dhe familjarëve të tij, banorë të Bushatit në Vaun e Dejës.

Në kohën që ata kanë qenë duke kaluar në këtë zonë, janë qëlluar me armë zjarri nga  Andrea Prendit. Nga provat e siguruara në vendin e ngjarjes, rezulton të ketë pasur shkëmbim zjarri. 

Njëri nga mjetet me të cilën kanë lëvizur personat nën hetim, është dëmtuar si pasojë e të shtënave në vendin e ngjarjes.

Ai ka rezultuar i paregjistruar, me pronësi të panjohur dhe me targa të huaja, të cilat nuk i përkojnë po të njëjtit mjet.

Shkak i përplasjes me armë zjarri, dyshohet të jetë bërë konflikt për prishje të pazarevë të drogës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë