Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama është shprehur se kritikat e tij ndaj SPAK dhe GJKKO pas prangosjes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kanë pasur për qëllim të ndihmojnë dy institucionet e drejtësisë.
Megjithatë kreu i qeverisë u shpreh se nuk do të heshtë kur prokurorë e gjykatës, sipas tij, bëhen një galloshe e vetme.
“Duke mos heshtur kur këta të fundit e tejkalojnë kornizën e ligjit me galloshet e Maliqit dhe prokurorë e gjykatës bëhen një galloshe e vetme, si në diktaturë apo në autokraci, jo largqoftë në asnjë mënyrë duke shkrirë SPAK-un apo duke kërcënuar SPAK-un”, tha Rama, duke shtuar se “Duhet ta mbrojmë medoemos në radhë te parë nga bufi dhe nga llumi i kënetës, edhe me votën tonë në 11 maj, por patjetër dhe nga rreziku i hyrjes së vetes në qejf kur i thonë fjalës”.
Rama shton edhe një herë se zgjidhja nuk është shkrirja e SPAK siç propozon ‘bufi i kënetës’ (Sali Berisha), i cili kërcënon Prokurorinë e Posaçme. Në fund Rama e mbyll duke thënë se rruga është e qartë, ose me të dhe në Europë, ose sipas tij me Berishën, ‘bufin e kënetës dhe sërish në gropë.’
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



