Futboll

Ende gjashtë vende vakant në Europa League

Pavarësisht 90 minutave të para, Roma dhe Porto nuk kanë zgjidhur ende asgjë. Galatasaray ka një mal për të kapërcyer ndërsa Bodø/Glimt shpreson që dimri norvegjez ta ndihmojë për të kthyer fatin në play-off për fazën knockout të UEFA Europa League. Verdhekuqtë e Romës kanë fituar vetëm 1 në 7 ndeshje ndaj Porto-s (3 barazime dhe 3 humbje), 2-1 në “Stadio Olimpico” në raundin e 16 më të mirëve në sezonin 2018/19 të UCLeague. Roma humbi ndeshjen e kthimit 3-1 në kohën shtësë. Galatasaray ka shënuar 20 gola duke përfaqësuar forcën e parë në Europa League këtë sezon. Mirëpo edhe AZ Alkmaar nuk është shumë mbrapa. Me 17 gola, holandezët kanë sulmin e tretë më të mirë.

Rezultatet e ndeshjeve të para

Bodø/Glimt fitoi 6 nga 7 ndeshjet brenda këtij sezoni në Evropë. Vetëm Qarabağ (2-1) u largua me 3 pikë nga Aspmyra. Viktoria Plzeň nuk ka shënuar në 6 ndeshje me eleminim direkt dhe do të presë Ferencváros që ka një avantazh minimal 1-0. Mirëpo vendasit shpresojnë në ktthimin pas 16 muajsh të sulmuesit Rafiu Durosinmi për të kaluar më tej. Fenerbahçe shpreson në një mbrëmje të qetë pas avantazhit 3-0 ndaj Anderlecht mgjs mbrojtësi Mert Müldür kërkon nga skuadra e José Mourinho-s të mos e ulë përqëndrimin. Ajax fitoi 2-0 një javë më parë ndaj Union SG, por traineri belg Sébastien Pocognoli nuk është dorëzuar ende dhe kërkon perfeksionin nga skuadra e tij për tu kualifikuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë