Gazeta Si – Një 33-vjeçar në Dimal (Berat) është arrestuar, pasi qëlloi me kallashnikov në ajër pas konfliktit me vëllain.
Policia, që shkoi në vendngjarje pasi u sinjalizua me telefonatë, arrestoi 33-vjeçari L.T. në fshatin Goriçan.
I dyshuari ka qenë në gjendje të dehur kur u konfliktua me vëllain dhe qëlloi me kallashnikov në ajër. Fatmirësisht, nga të shtënat me armë nuk ka persona të lënduar.
Ndërkohë, arma nuk është gjetur ende nga policia.
33-vjeçari u prangos në flagrancë për veprat penale armëmbajtje pa leje dhe prishje e rendit dhe qetësisë publike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




