Futboll

Champions League – 90 minuta për 8 vende

UEFA Champions League kthehet brenda javës në fushë me ndeshjet e dyta në play-off në fazën “knockout” ku 6 nga 8 çiftet ndahen nga vetëm një gol dhe premtojnë vazhdimin dramatik deri në vërshëllimën e fundit. Francesco Camarda (Milan) u bë i treti lojtar më i ri që luajti në fazën “knockout” të Champions League. Ndaj Feyenoord ai zbriti në fushë në moshën 16 vjeç e 339 ditë. Edhe pas ndeshjes së parë, Monaco vazhdon të mos ketë asnjë fitore ndaj skuadrave portugeze në kompeticionet e UEFA-s (2B 7H). 

Rezultatet e ndeshjeve të para në play-off

Në sfidën e parë në Skoci, Harry Kane u bë anglezi i parë që shënon 60 gola në Kupat e Evropës. Pas golit të 7 në Champions League, Mario Pašalić barazoi Duván Zapata-n dhe Josip Iličić si shënuesit më të mirë për Atalanta-n në Champions League. Serhou Guirassy (10 gola) barazoi rekordin e Erling Haaland dhe Robert Lewandowski-t si shënuesit më të mirë të Dortmund në një sezon në Champions League. Dy golat që shënoi në transfertë e çuan Dembélé në kuotën e 18 golave në 11 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet për PSG. 

Shënuesit më të mirë të historisë – Dribluesit më të mirë të këtij sezoni

Fitorja në ishull ndaj “Citizens” ishte e 300-ta për Real Madrid në Kupën e Kampioneve/ UEFA Champions League (të gjithë raundet). Skuadra e parë që e arrin diçka të tillë. PSV vazhdon të mos ketë asnjë fitore në raundet me eleminim direkt në Champions League prej shifrave 2-1 ndaj Arsenal në raundin e 16 më të mirëve të sezonit 2006/07 (1-0 & 1-1). Arsenal, Aston Villa, Atleti, Barcelona, Inter, Leverkusen, Lille dhe Liverpool janë skuadrat e kualifikuara tashmë. Shorti për raundin e 16 më të mirëve, ¼ finalet dhe ½ finalet do të hidhet në 21 Shkurt.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë