Politike

‘Thaçi po mbahet në Hagë në mënyrë të padrejtë’/ Rama mbështet deklaratën e Grenell: Njollë në organin ndërkombëtar të drejtësisë

Nga Gazeta ‘Si’– Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me deklaratën e Richard Grenell, të bërë në 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Grenell, teksa uroi Pavarësinë e Kosovës, gjithashtu kujtoi edhe “padrejtësinë e rëndë” që tha se po i bëhet “atit themelues të shtetit të Kosovës”, Hashim Thaçit.

Kryeministri Rama teksa ka shpërndarë postimin e Grenell, nënvizon se sa më shumë të vazhdojë kjo situatë, aq më e madhe do të jetë njolla në organin ndërkombëtar të drejtësisë.

“Absolutisht! Dhe sa më shumë të vazhdojë, aq më e madhe është njolla në organin ndërkombëtar të drejtësisë!”, shkruan Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë