Politike

‘Do ta shkrij SPAK-un’/ Rama poston videon e Bufit të kënetës me zërin e Berishës: Noc Rrokun do bëjë

Nga Gazeta ‘Si’- Përmes një videoje të ndarë në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka ironizuar kreun e PD Sali Berishën, i cili sot deklaroi se do ta shkrijë SPAK-un nëse opozita do të vijë në pushtet, sërish me një buf kënete.

Rama ka publikuar videon e një bufi, duke ironizuar me kryedemokratin ndërkohë që në video shkruhej: Do ta shkrijë SPAK-un.

Në mesazhin e tij mesh disa ikonash, Rama ka shkruar të gërmëzuar, “Noc Rrokun”.

Më herët ai është shprehur se PD nuk do ta shkrijë SPAK-un pasi shqiptarët nuk do ta votojnë në 11 maj. Kryeministri theksoi se drejtësia duhet të bëjë punën e vet në pavarësi të plotë, duke theksuar se nuk do të bëjnë avokatinë e asnjë individi.

Por, theksoi Rama “ama tani ka ardhur koha të ngremë zërin për standardet demokratike te proceseve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë