Ka ndodhur

Plagosi me thikë në kokë 25-vjeçarin, arrestohet autori në Dibër

Gazeta Si – Një 32-vjeçar është arrestuar në Dibër, pasi akuzohet se ka goditur me thikë një të ri në kokë.

Policia tha se në pranga ra J.K., 32 vjeç, banues në Peshkopi, pasi në ambientet e ish-fabrikës së miellit në qytet pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet të mprehtë dhe i ka shkaktuar dëmtime në kokë, shtetasit S.B., 25 vjeç, banues në Peshkopi, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë