Ka ndodhur

I shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje, arrestohet 22-vjeçari në Durrës

Gazeta Si – Një 22-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi ishte shpallur në kërkim për plagosje e rëndë me dashje.

Sipas policisë, i riu, së bashku me të vëllanë, kanë goditur me sende të forta një person në gusht të vitit 2023 duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Ndaj tij, gjykata e Durrësit kishte dhënë masën e sigurisë “arrest në burg”.

“Konkretisht 22-vjeçari me iniciale D. M., banues në Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendim të datës 16.10.2023, kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”. I riu në bashkëpunim me vëllain e tij më datë 13.08.2023, ka goditur me sende të forta qytetarin me iniciale Sh. Ç., duke i shkaktuar dëmtime të rënda”, – njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë