Motosport

Një ditë nga Gara historike në Tokën e Premtuar

“Daytona 500 –  Gara më e Madhe Amerikane” është më shumë se një etapë në kalendarin e “NASCAR Cup Series”, është një paradë e historisë së motorsport, dramë e momenteve të paharrueshme. Legjenda të tilla si Richard Petty dhe Dale Earnhardt kryen ndër vite përmbysje të mëdha duke e vendosur “Daytona 500” në historinë e sportit ndërkombëtar. Në vazhdim do të sjellim 3 edicione që veçohen më shumë se të tjerët:

Diferenca më e vogël
Gara e vitit 2016 shënoi një nga momentet më të mëdha në “Daytona 500” kur fitorja e Denny Hamlin ndaj Martin Truex Jr. u vendos nga një diferencë prej 0.010 sekondash. Diferenca më e ngushtë në historinë e “Daytona 500” përshkruar nga drama e duelit në një ditë krenarie për pistat e shpejtësisë.

Fotofinish
Viti 2007 në “Daytona 500” prodhoi një tjetër finish elektrizues në historinë e garave kur Kevin Harvick la pas Mark Martin me 0.020 sekonda. Sukses sinjifikativ për Harvick që arriti fitoren e parë në “Daytona 500” duke mos e lejuar 48 vjeçarin Martin të bëhej i pari fitues që rikthehej pas tërheqjes nga garat.

Baba e bir në dy vendet e para
Ajo çka ndodhi në vitin 1988 vështirë se mund të përsëritet në historinë e “Daytona 500” në garat NASCAR. 50 vjeçari Bobby Allison dueloi me djalin e tij Davey duke e mbyllur garën në dy vendet e para. Gara shënoi fillimin e një Epoke me shpejtësinë e reduktuar prej 16 milje/orë pas shpejtësisë së Ken Schrader në pole position prej 193.823 milje/orë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë