Ka ndodhur

Dhunoi shefin e Financave, shkarkohet drejtoresha e spitalit të Dibrës, Irini Shehu

Nga Gazeta ‘Si’- Drejtoresha e Spitalit Rajonal Dibër, Irini Shehu, është shkarkuar pasi ka dhunuar shefin e financës së spitalit.

Në vend të saj është emëruar, Astrit Ademi.

Më 11 shkurt, Drejtoresha e Spitalit të Dibrës u vu nën hetim, pasi dyshohej se ka goditur me një shishe në fytyrë shefin e Financave në këtë spital. Ka qenë ky i fundit ai që ka referuar rastin në policinë e Dibrës.

Pas fyerjeve personale mes Shehut dhe shefit të Financës Shaban Uklala gjatë një mbledhje të stafit, Shehu është zhvendosur në zyrën e këtij të fundit pak më vonë.

Gjatë përplasjes verbale ka marrë një shishe dhe e ka goditur në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime. Uklala është qepur dhe ka shkuar në Drejtorinë e Policisë për të bërë kallëzimin. Motivet e konfliktit mbeten ende të panjohura. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë