Rasti i një fëmije me temperaturë në qytetin e Laçit, ka ngritur shqetësimin e drejtuesve të kopshtit nr. 1 në qytet.
Fëmija kishte shfaqur temperaturë për disa ditë dhe më pas është dërguar në spitalin e QSUT, ku pas analizave ka rezultuar i prekur nga dizenteria.
Menjëherë janë vënë në dijeni institucionet përkatëse të Bashkisë Kurbin dhe Shëndetit Publik, pasi dyshohej se mund të bëhet fjalë për një rast të dizenterisë. Në përgjigje të situatës, bashkia ka ngritur një grup pune dhe ka nisur dezinfektimin e ambienteve të kopshtit.
Ndërkohë, Shëndeti Publik ka marrë mostra për analiza, dhe rihapja e kopshtit do të bëhet vetëm pas daljes së rezultateve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




