Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë në të gjithë territorin e vendit, mot të vranët ku më të theksuara do të jenë në zonat qendrore dhe jugore duke gjeneruar reshje shiu në bregdet dhe zonat e ulëta si edhe reshje dëbore në zonat malore. Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë nën ndikim e kthjellimeve të shkurtra dhe vranësirave të shpeshta duke sjellë herë pas here, reshje të pakta shiu e dëbore, më të theksuar në Jug dhe juglindje të territorit.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 16°C vlera më e lartë e cila pritet në Fier dhe Kuçovë. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 65 km/h nga drejtimi kryesisht Juglindor duke krijuar në brigjet detare valëzim deri në 5 ballë.
Edhe fundjava do të jetë nën ndikimin e motit të paqendrueshëm.
Paraditen e së shtunës do të ketë reshje shiu, teksa temperaturat maksimale do të shkojnë në -2 gradë celcius.
Duke filluar që nga pjesa e dytë e së shtunës dhe të dielën, do të kemi ndërprerje të reshjeve, megjithatë vranësirat do të jenë prezente. Temperaturat minimale do të jenë -2 gradë gjatë kësaj fundjave dhe maksimale, jo më shumë se 15 apo 16 gradë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.