Gazeta Si – Dy persona janë arrestuar në Tiranë, në kuadër të goditjes së rateve të shitjes së lëndës narkotike kokainë, në doza.
Policia tha se në Shkozë u prangos në flagrancë një 66 vjeçar, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, janë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në doza, gati për shitje, 8000 euro dhe 600 000 lekë të rinj, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.
Në vijim të veprimeve për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e 66-vjeçarit, pasi sapo ka parë shërbimet e Policisë që kishin shkuar për kontroll, ka hedhur nga ballkoni i banesës, disa doza lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



