Ekonomi

Inflacioni mbetet poshtë objektivit. Produktet e mishit u rritën me 4%

Nga Gazeta ‘SI’ – Inflacioni në muajin e parë të vitit u rrit me 1.9%, duke qëndruar poshtë objektivit 3% të Bankës së Shqipërisë.

INSTAT raporton se grupi i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike, bashkë me pajisjet shtëpiake kanë pasur ndikim më të madh në inflacion gjatë janarit, por rritja më e fortë e çmimeve raportohet për grupin “argëtim dhe kulturë”, me 5.7% dhe grupin e duhanit e pijeve alkoolike me 3.9%.

Çmimet e ushqimeve u rritën me 2.6% në janar dhe rritjen më të fortë e kishte produkti i mishit me 4%, ndjekur nga bulmeti dhe vezët me 3.3%.

Në mesin e vitit 2024 inflacioni në vend ka pasur një tendencë rënëse dhe si pasojë nxiti Bankën e Shqipërisë të lehtësojë politikën monetare të saj. BSH nuk parashikon rritje të inflacionit në periudhën afatmesme dhe ka sinjalizuar ulje të mëtejshme të normës bazë të interesit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë