Futboll

Granit Xhaka: Jam i bindur, fitojmë ndaj Bayern

Bayer Leverkusen është gati për sfidën ndaj Bayern Munich në raundin e 22 që vë përballë kampionët në fuqi me rekordmenët e titujve në Bundesliga. Kapiteni i vendasve shprehet se aspirinat e dinë gjëndjen e tyre dhe mezi presin të zbresin në fushë. Do të jetë një ndeshje e madhe jo vetëm për Leverkusen por tërë Gjermaninë që shpreson në rihapjen e luftës për titull në Bundesliga. Leverkusen nuk e nisi mirë sezonin dhe së fundmi la pikë ndaj Wolfsburg. Por Xhaka thotë se gjithçka është e mundur pasi të besuarit e Alonso-s kanë cdo gjë në duart e tyre dhe fitorja në shtëpi do të reduktonte diferencën ndaj miqve.

Granit Xhaka dhe Exequiel Palacios

Duke folur për pikën më të fortë të skuadrës së tij, Xhaka kujton se Leverkusen nuk e ka mendjen te klasifikimi. Eshtë në krye apo në ndjekje, kjo pak rëndësi ka. Ndeshjet merren njëra pas tjetrës dhe llogaritë bëhen në fundin e sezonit. Ndaj Bayern është një ndeshje speciale thotë mesfushori shqiptar pasi klubet e njohin forcën e njëri-tjetrit dhe ne nuk do të futemi për barazimin. Leverkusen luan për fitore, pavarësisht kundërshtarit. Në 5 ndeshjet e fundit kemi treguar forcën tonë në rritje dhe e dimë se na duhet një ditë perfekte për ti mundur. Por unë jam i bindur se kemi gjithcka për ta realizuar këtë.

Granit Xhaka

Xhaka flet me superlativa për Wirtz që mund të kalojë këdo në duel një për një por thotë se Leverkusen nuk varet nga një lojtar pasi të gjithë atje kanë cilësitë e tyre dhe duhet ti tregojnë sërish të shtunën. Skuadra ka 9 pikë më pak se një vit më parë por të gjithë e dinë se sezoni i kaluar është i vështirë për tu përsëritur. Ndërsa traineri Xabi Alonso është i bindur që skuadra mund ta mbrojtë titullin. Vetë Xhaka nuk pranon të komentojë paraqitjet e tij por thotë se klubi, lojtarët dhe stafi e vlerësojnë për atë çka jep në fushë. Atij i duhet të shfrytëzojë eksperiencën për të ndihmuar skuadrën, ndërsa gjykimin ua lë të tjerëve.   

Granit Xhaka, Xabi Alonso dhe Florian Wirtz

Për tu kthyer te Alonso, kapiteni i “aspirinave” vlerëson qetësinë e spanjollit, pavarësisht rezultatit të ndeshjes. Si dhe aftësinë e zhvillimit të lojtarëve të lojtarëve të rinj. Në planin personal ndihet mirë që zgjodhi Leverkusen pasi u bind nga plani i Drejtorit Simon Rolfes, përpara firmës në kontratë. Gjithashtu i vjen mirë që tifozët e shohin si një nga tre emrat (traineri Alonso dhe Wirtz dy të tjerët) që vendosën suksesin e sezonit të kaluar. Sa i përket karrierës,  Xhaka thotë se dëshiron të luajë sa më gjatë të jetë e mundur dhe pas saj ëndërra është të bëhet trainer.

Simon Rolfes dhe Granit Xhaka

Në fund një vlerësim për Wirtz dhe Musiala-n, dy lojtarë për të cilët Gjermania duhet të ndihet krenare që i ka. Kanë fituar tituj në moshën e tyre por janë sërish të uritur për fitore të tjera. Dy lojtarë që stërviten shumë për të ruajtur një nivel të tillë. Për Wirtz thotë se luan në pozizionin e numrit 10 por ka mentalitetin e një mesfushori difensiv pasi punon shumë për skuadrën. E mbyll duke i uruar të qëndrojë larg dëmtimeve dhe ndihmojë Leverkusen për sukseset e rradhës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë