Ka ndodhur

Mori peng një të ri bashkë me 7 persona të tjerë, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Gazeta Si – Një 40-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim për pengmarrjen e një personi në korrik të vitit të kaluar.

Sipas policisë, 40 vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me 7 persona të tjerë, i hoqën lirinë një 35 vjeçari, dhe e kanosën atë për dhënie pasurie.

Në momentin e ndalimit, 40-vjeçari i ka dhënë punonjësve të policisë gjeneralitete të rreme. Ndaj tij gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, të kryera në bashkëpunim.

Gjatë operacionit, në muajin korrik 2024, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 4 nga këta shtetas, dhe masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për 3 të tjerët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë