Ka ndodhur

Shiste kokainë dhe kanabis në doza në banesën e tij, arrestohet 28-vjeçari në Fier

Gazeta Si- Një 28-vjeçar u arrestua në Fier, pasi u kap duke shitur kokainë dhe kanabis në doza të vogla nga banesa e tij në lagjen “Afrim i Ri”.

Sipas policisë, i riu, me precedentë të mëparshëm penalë, u kap duke i shitur në banesën e tij doza kokaine dhe kanabisi një 30-vjeçari, i cili edhe ky u prangos. Gjithashtu, policia tha se ka nisur hetimi edhe për 4 shtetas të tjerë, dy prej të cilëve minorenë.

Policia sekuestroi 508 gramë kokainë dhe qindra doza kanabisi, me vlerë në treg rreth 90.000 euro, si edhe u sekuestruan pajisje për ndarjen e lëndëve narkotike në doza, 8 celularë dhe 2 automjete.

“Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit E. M., 28 vjeç, dhe R. N., 30 vjeç. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. T., 30 vjeç dhe V. K., 19 vjeç, si dhe për 2 shtetas të moshave 16 dhe 17 vjeç”, – njoftoi policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë