19 ditë përpara fillimit, pilotët konkurues në MotoGP, shfrytëzuan Tempullin e Mermertë për të parën foto të vitit 2025. Motorrët mbërritën në vendin e caktuar mbi tradicionalët tuk tuk që kanë një përdorim të gjerë në Tajlandë. Parada në rrugët e Bangkok-ut për të mbërritur në Tempull, ishte mënyra më e mirë prezantuese me tifozët e pranishëm. Nga aty eventi u spostua për intervistat në Ritz-Carlton dhe menjëherë kthim në rrugë për show-n e përgatitur.

Pilotët kryen sejcili nga një xhiro në sheshin “ONE Bangkok” me lajtmotivin – “Bëj çfarë të duash dhe bëj aq zhurmë sa ke dëshirë”. Show filloi me Fabio Quartararo-n (Monster Energy Yamaha MotoGP) dhe pas tij të gjithë të tjerët duke ndaluar njëri pas tjetrit në podium. Çdo skuadër nxorri një motor për të pranishmit duke ju mundësuar dëgjimin e fuqisë së pabesueshme të makinerive përkatëse.

Ishte një mundësi për të kontaktuar dhe biseduar me fansat në pritje të startit të sezonit në Buriram, pak javë më vonë. Paraqitjet e para në pistë do të bëhen në “Chang International Circuit”. Sigurisht që jo gjithçka shkoi në perfeksion, por këto janë pranueshme në evente që realizohen për herë të pareë. Një garë MotoGP nuk mund të organizohet kudo, por evente të tilla po. Kthimi i Brazilit në kalendarin e vitit 2026 mund ta dërgojë prezantimin e sezonit në Copacabana.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.