Ka ndodhur

Aksident me vdekje në aksin Lushnje-Berat

Një aksident me vdekje është shënuar këtë mëngjes në rrugën nacionale Lushnje-Berat në fshatin Barbullinjë. Një 65-vjeçare është përplasur për vdekje nga një mjet tip Audi me targa AB257 SM.

Mjeti i drejtuar nga 46-vjeçari A. M. ka përplasur viktimën e cila kalonte në anën tjetër të rrugës. Drejtuesi i mjetit është ndaluar nga policia dhe është shoqëruar në komisariatin e policisë së Lushnjes.

Policia e qarkullimit në vendngjarje po dokumenton aksidentin dhe po disiplinon trafikun ndërkohë që pritet eksperti i policisë për vijimin e procedurave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë