Dita e hënë mbetet në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm në territorin shqiptar, duke bërë që të kemi intervale të gjata me diell dhe kalime të lehta të vranësirave të cilat, më të dukshme bëhen në pjesën e dytë të ditës.
Duke filluar nga dita e martë, e të paktën deri ditën e premte, pritet të kemi shpeshtim të vranësirave në territorin shqiptar.
Do kemi rritje të lagështirës, do të kemi prezente reshjet e shiut në ultësirën perëndimore, ndërsa në zonat e thella malore do të kemi rishfaqje të reshjeve të dëborës.
Përsa i përket temperaturave të ajrit, në orët e para të mëngjesit, vlerat minimale janë regjistruar sot në -5 gradë celcius në qytetet e zonave malore, ndërsa maksimumet regjistrohen rreth vlerës 15 gradë celcius në orët e mesditës në ultësirës perëndimore.
Duke filluar nga dita e martë, deri ditën e enjte, temperaturat do të luhaten në vlerën 13-15 gradë celcius. Të premten do të kemi rritje të temperaturave të ajrit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



