Nga Gazeta ‘Si’- Tre ditë pas arrestimit me akuzën e pornografisë me të mitur, Gjykata e Korçës ka marrë vendimin për dy vajzat e përfshira në këtë çështje.
Në një seancë që zgjati rreth dy orë e gjysmë, gjykata vendosi masën e “detyrimit për paraqitje” për 19-vjeçaren, ndërsa për 17-vjeçaren u caktua masa e “mbikëqyrjes nga prindërit”.
Dy vajzat dyshohet se janë përgjegjëse për një faqe në Instagram, ku publikoheshin foto, video intime dhe të dhëna për disa vajza adoleshente me fjalë denigruese.
Sakaq, hetimet vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore të secilës prej tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




